Ndryshimet në qeveri? Rama: Sajesa!

Kryeminsitri Edi Rama ka rrëzuar sërish çdo dyshim dhe u ka dhënë të njëjtën përgjigje si një muaj më parë zërave për ndryshime në kabinetin qeverisës.

“Ju i thoni, ju i shkruani vetë dhe më pas besoni ato që shkruani. Ndryshime në qeveri, të sajuara”, ka thënë Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-­së. Mbledhja ka përfunduar rreth orës 14:10, ndërsa sipas burimeve nga PSpja, është diskutuar për zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe disiplinën në seanca. Rama ka kërkuar gjithashtu pjesëmarrje aktive edhe në diskutime edhe pjesëmarrjen e gjithë deputetëve në votim.

SHKARKO APP