Ndryshimet në Top Channel/ Erion Ylli zëvendësi i Vjollca Hoxhës (foto)

Erion Ylli emërohet Zv/drejtor i televizionit më të madh në vend, Top Channel.
Nëpërmjet një email-i zyrtar është lajmëruar sot administrata e Top Channel për emërimin e Zv/drejtorit të televizionit.
Ylli ka qenë për një kohë të gjatë shofer i Dritan Hoxhës dhe pas vdekjes së tij ka shërbyer si shofer dhe krahu i djathtë i zonjës Vjollca Hoxha.
Pasi Vjollca Hoxha u emërua nga bordi drejtues, administratore e televizionit, nisi ndryshimet në administratë, njëri prej më të rëndësishmeve është emërimi i zëvendësit të saj, që do të mbulojë edhe prodhimin në televizion.
Këtë pozicion më parë e ka mbuluar Skerdi Drenova, për një periudhë pothuaj 10-vjeçare./dritare.net/.
Erion Ylli eshte nje nga me te perkushtuarit ne kete kompani prej shume vitesh.

SHKARKO APP