Ndryshimet për “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2016-2017”
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka publikuar disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin për “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2016-2017”.
Sipas MAS, ndryshimet për “Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2016-2017” janë:
-Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016 konform përcaktimeve të këtij udhëzimi, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme të parashikuara më poshtë në programet e studimit, ku ata rezultonin fitues gjatë raundit të dytë. Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17-18 tetor 2016, sekretaritë mësimore të IAL-ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion kandidatët.
-Pas nënshkrimit në regjistër kryhet menjëherë regjistrimi i kandidatit online nga ana e sekretarisë mësimore, në prani të tij, dhe në fund të procedurës përkatëse firmoset formulari i printuar nga sistemi, nga aplikanti dhe sekretarja, në dy kopje, një prej të cilave i jepet aplikantit.
KOHA JONË SONDAZH

