Ndryshimi i hartës territoriale, Shoqata e Bashkive: Vendim antikushtetues

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të ndryshuar hartën territoriale, ka reaguar Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e quan Vendimin e Këshillit të Ministrave antikushtetues. Sipas saj, akte të tilla bëhen vetëm me ligj që kalon nga Parlamenti dhe jo me Vendim qeverie, si në rastin konkret. “Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë keto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.”, thuhet mes të tjerash në reagimin e saj.

Reagimi i plotë

Reagim i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë mbi VKM nr. 360, datë 29.05.2019 “Mbi përcaktimin e kufijve administrativë të njësive vendore”. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) ka marrë kërkesa nga media dhe aktorë të ndryshëm për të bërë një sqarim mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 360/2019. Në respekt të misionit tonë si shoqatë por edhe të gjithë atyre që na besojnë si profesionistë,për të hedhur sa më shumë drite mbi këtë rast sqarojmë si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Përcaktimi i kufijve administrativë të njësive të qeverisjes vendore në VKM 360/2019 është miratuar vetëm nga Qeveria me një vendim të saj, ndërkohë që formalisht duhet të miratohet përmes një ligji, i cili duhet të kalojë në parlament dhe nuk mund të kryhet thjesht me një vendim të qeverisë, pasi cënohet uniteti administrativ-territorial i Njesisë së Qeverisjes Vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Sjellim në vëmendje se sipas Kushtetutës ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si dhe ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, janë ligje të një rëndësie të veçantë që miratohen me shumicë të cilësuar prej tre të pestave të Kuvendit.

3. Në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 89 përcaktohet se:

“Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh, bëhet me ligj të veçantë dhe propozimi për riorganizimin e një ose më shumë njësive të vetëqeverisjes vendore, për çdo rast të veçantë, i paraqitet Kuvendit së bashku me faktet dhe argumentet përkatëse si dhe mendimin e popullatës që banon në njësitë e vetëqeverisjes vendore që do të riorganizohet”.

4. Nga ana tjetër sa konstatojmë deri tani, VKM 360/2019, bie ndesh dhe prek Nenin 5, pika 3 te Ligjit 139/2014, “Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj”.

5-Por edhe nëse i referohemi Nenit 93/139/2015. Përditësimi i kufijve administrativo-territorialë, janë pikerisht Keshillat Bashkiake qe marrin vendime, referuar pikes 2. Këshillat bashkiakë, bazuar në ligjin në fuqi për ndarjen administrativo-territoriale, miratojnë me vendim hartën e përditësuar të kufijve ndarës administrativo-territorialë të njësive administrative dhe fshatrave në përbërje të tyre, sipas standardeve të përcaktuara gjeohapësinore. Nga ana tjetër e paqartë dhe sqaruar është hapsira kohore e nevojshme për të bërë ndryshim kufinjshê ( ligji thote cdo 10 vjet).Ndryshimet e fundit teorikisht janê bërë ne vitin 2014 me lgjin 115.

Më tej, ligji parashikon se këshillat bashkiakë dhe të qarqeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në riorganizim, si dhe kryetarët e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, nëse ka, edhe mendimin “kundër” të një pjese të këshilltarëve të këshillit përkatës.
Ndërkohë që procesi i ndjekur nga qeveria është i panjohur për bashkitë apo për Shoqatën e Bashkive si përfaqësuese e tyre.

Teknikisht, përditësimi i kufijve do të kërkonte një punë voluminoze nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, nga vetë bashkitë, nga drejtoritë e Bujqësisë e të gjithë zinixhirit institucional përkatës për të kordinuar informacionin e për të arritur në rezultatin final të ndarjes së kufijve administrativë.

Në dijeninë tonë ky proces nuk ka ndodhur, çka lë dyshime mbi saktësinë e hartave gjeografike të miratuara si dhe mund të krijojë konflikte të reja mes bashkive dhe komuniteteve, ruajtes se unitetit të territorit etj.

Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sipërfaqen dhe popullsinë e tyre, faktorë keto që kanë ndikim në formulën e buxhetit të bashkive, por edhe probleme të tjera administrative, që lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.

Saktësimi i kufijve administrativë është pa dyshim një nevojë e bashkive pasi nuk ka pasur një hartë të unifikuar administrative deri me sot, por për nga vetë rëndësia e këtij procesi duhet një bazë e saktë të dhënash të cilat nuk ekzistojnë dhe kjo është identifikuar dhe me zbatimin e reformave të tjera si taksa e pronës apo nga ngritja e kadastrës kombëtare.

Por në çdo rrethanë caktimi i kufinjëve duhet të bëhet nga vetë bashkitë me grupe pune të përbashkëta, me konsultime publike dhe transparente, dhe me pëlqim e vendimarrje të perbashkët të organeve publike- Bashkive.

Qeveria duhet të mbështesë këto procese me ekspertizë, teknologji dhe mjeti financiare.

Kujtojmë se qeveria ka ndryshuar hartën territoriale, të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016, me një vendim të marrë 10 ditë më parë, të mbajtur në fshehtësi. Vendimi i përket datës 29 maj, një ditë para se Edi Rama të niste fushatën. Siç rezulton nga verifikimet në hartat e reja që janë përditësuar, ka shumë ndryshime në disa bashki. Më e privilegjuara, besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë teritore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?