Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Ndoka: Rama do tallet keq me Berishën

Për kreun e Demokristianëve, Nard Ndoka tryeza e diskutimeve ku do të ulen PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese, do të prodhojë një rezultat të parë gjatë 12 viteve, talljen e Ramës me opozitën. Sipas tij, edhe këtë herë kreu i mazhorancës do të tallet keq me Berishën, ashtu siç sipas tij kishte bërë me Bashën, madje duke pasur në tryezë si garantorë edhe faktorin ndërkombëtar.

”Çfarë na garanton ne që Edi Rama futet në proces me Partinë Demokratike edhe në finish nuk përdor ato vota që i ka sot në parlament që nuk i ka pas asnjëherë, vetëm kur ja dhuroi Luli me ato korporatat e Jenisherët. Sot i ka të fituara. Po ka 83 vetë po ka edhe pesë gjashtë të tjerë që i ka të gatshëm. Po shohin a mund të kapin edhe nga një te PD-ja se e tillë është fryma aty. Për një copë drejtor ikën ata jo më në Parlament. Rama është mjeshtër i këtyre gjërave.

Rama është mjeshtër për me i marrë, PD-ja ka mjeshtërinë e artë për t‘i larguar. Pra në momentin final Partia Demokratike jep ato opsionet e veta për propozimet e veta, Rama bën si ka dëshirë ai. Kjo është problemi. Edhe këtë do t’a bëjnë. Këtu do të jemi. Në qoftë se Edi Rama nuk do të tallet sërish si është tallë 12 vite me këto që i ul në tryezë, i ofron konsensusin. E patë me Lulzim Bashën garanci edhe faktorin ndërkombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?