Ndryshimi i Kushtetutës, Strazimiri mesazh Ramës: Një fund i logjikshëm, si modeli që zgjodhi të imitojë!

Për ish-deputetin demokrat Gent Strazimiri ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga ana e kryeministrit Edi Rama, që në këtë mënyrë “i shpalli luftë” sot edhe Gjermanisë që e kundërshton me forcë nismën e mazhorancës, nuk është aspak lajm i keq, pasi sicc thotë ai, fundi i Ramës është një fund i logjikshëm, si modeli që zgjodhi të imitojë!

Reagimi i Strazimirit

Një FUND i logjikshëm, si modeli që zgjodhi të imitojë!

Gjithmonë kur janë në momentet e fundit, veçanërisht në momentet e fundit, refuzojnë realitetin!!!

Gjithmonë!

Madje dhe e besojnë realitetin e rrejshëm me të cilin rrethohen, nga tmerri që u kall fundi i frikshëm që vetë i kanë përgatitur vetes, e që duke refuzuar realitetin e bëjnë edhe më të shpejtë e të pashmangshëm!

I shpallin luftë gjithë botës, me kapadaillëk teatral, kllounesk, në përpjekje për të shpëtuar ditën nga ankthet, makthet e natës…

Në fund, takohen të gjithë bashkë në të njëjtin vend në ferr, pavarësisht se nga nisen, nga Fürerbunker, Piazzale Loreto, nga një shkretëtirë e Libisë, apo këmbëzbathur shtrirë nga një çati me tjegulla në Medelin…

Ndërsa, shoqëritë që kanë vuajtur nën maskarallëkun e tyre, të nesërmen e asaj dite aspak civile, kanë nisur një rrugëtim të ri nën grancinë se cilido që do mendonte t’i provokonte deri në skllavërim, nuk do guxonte më pikërisht për shkak të asaj dite…

Ka zgjedhur FUNDIN E TIJ!

Dhe ky është mbase i vetmi vendim LEGJITIM dhe I PAKONTESTUESHËM që ka marrë ndonjëherë!!!

Kështu që KY NUK ËSHTË NJË LAJM I KEQ!

✌️????✌️

#piazzale_loreto

#führer_bunker

#ceausesku

#medelin

#noriega

SHKARKO APP