Ndryshimi i orarit të karantinës në vend, boshatiset Berati. Blindohen rrugët e qytetit nga policia (Foto+Video)

Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.

Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:30,për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 20:00,ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm shërbimet “delivery”. Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore, që janë duke patrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrullojnë çdo lagje të Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ndryshimi i orarit të karantinës në vend, boshatiset Berati. Blindohen rrugët e qytetit nga policia

Përveç efektivëve të policisë, në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre, duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?