Ndryshimi i orës, Sazan Guri: Prishet ritmi biologjik i njeriut

Sazan Guri është shprehur kundër ndryshimit të orës. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai tha se beson tek ligjet e natyrës dhe nuk është dakord për ndryshimin e orës, pasi prishet ritmi që njeriu ka krijuar me mijëra vite.

“Unë besoj tek ligjet e natyrës, besoj shumë. Besoj shumë tek ligjet e botës së gjallë, tek bota e kafshëve. Jeta është 24 orë, por njeriu në të tërën jetën biologjike është disa sekonda. Imagjino tani që për 3 milionë vjet njeriu ka qenë për orën biologjike. Ndryshimi dhe përshtatja me orën njerëzore apo artificiale, në krahasim me orën natyrore sjell probleme të mëdha dhe mezi përshtatet dhe mezi i vishet asaj pas”, u shpreh ai.

Më tej ai foli dhe për historikun e orës, e cila ka lindur si nevojë për të fituar më shumë dritë natyrale për turnin e dytë në punë. “Sot kushtet janë shumë ndryshe dhe nuk duhet prishur ritmi biologjik dhe është një ritëm i domosdoshëm dhe njeriu kur vete në një shtet tjetër gjënë e parë që bënë është përshtatja”, tha Sazan Guri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?