Ndryshimi i sistemit zgjedhor? Pollo: Financat e partive që këqyren nga bankat
Reforma zgjedhore, ndryshimi i sistemit, refuzimi për hapjen e negociatave dhe shengeni ballkanik janë diskutuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit me ish deputetin e Partisë Demokratike Genc Pollo.
Për Pollon ligji për partitë dhe debati për sistemin merr përgjigje nga një konkluzion që e ka nxjerrë ODIHR.
“Ka dy gjëra për reformën zgjedhore; ligji për partitë dhe debati për sistemin merr përgjigje nga një konkluzion që e ka nxjeerë ODIHR dhe bindja jonë e brendshme që ligjet e bukura të botuara janë një gjë dhe zbatimi i tyre është një gjë e rëndësishme. Mendimet lidhur me financat e partive që këqyren nga bankat.
Debati është te vullneti politik dhe vullneti politik. Keqbërësi ndëshkohet dhe këtu nuk kemi ndëshkime dhe pse janë ekspozuar ata që kanë vjedhur votat e kanë shkelur ligjin zgjedhor. Asgjë nuk pengonte drejtësinë se janë ata që kanë marrë vendime të gabuara, në teori asgjë nuk e ka penguar drejtësinë përveç kapjes. Kjo lidhet me demokracinë dhe përfaqësimin legjitim dhe me perspektivën europianë të vendit.Nëse nuk bëhen këto gjëra, nëse do dënohen pas 20 vjetësh nuk kemi kënaqur shqiptarët”.
I pyetur për mekanizmin e uljes në tryezë, Pollo shprehet se e rëndëishme është rënia dakord për përmbajtjen. Sipas tij edhe sistemi mund të rishikohet, por kryesore është zbatimi ligjor
“Kjo është diçka që zgjidhet, e rëndëishme është rënia dakord për përmbajtjen dhe ajo ka domethënie të kufizuar në raport me problematikën për zgjedhjet.
Edhe sistemi mund të rishikohet, por kryesore është zbatimi ligjor dhe këtu kemi një sfidë ligjore. Ka vetëm shtrëngim dhe detyrim përmes një vullneti të fortë që ta pranojë”.
I shprehur më herët pro sistemit proporcional rajonal, Pollo e ka të vështirë të besoj te ndryshimi i sistemit në këtë realitet, ndërsa ngre pyetjen nëse një formulë e re a do të garantonte zgjedhje korrekte.
“Kam qenë dakort me proporcional rajonal dhe e kam të vështirë, atëherë nuk kishte banditë e kriminelë, nuk ishin këto realitete. Një formulë e re a garanton korrektesë zgjedhje?”
Sa i takon refuzimit për hapjen e negociatave Pollo thekson se vendimet politke janë herë të ëmbla e herë të hidhura dhe ato duhen respektuar, por ai dënon sulmet personale ndaj marron dhe familjes së tij.
“Problemi me Ramën është se kemi patur shkarje mbrapa me ligjin dhe demokracinë, edhe më parë ka patur po përqindja dhe masa është tjetër dhe PO e gjermanisë është PO me 9 kushte. Për Shqipërinë nuk do kishte hapje negociatash në rast vendimi. Shqipëia duhet të priste një vit dhe nëse gjatë këtyre muajve do plotësonte kushtet. Rama tha se unë i bëj 9 kushte deri në Konferencën e Pranverës
Rama duhet të kishte folur për ish-kryebashkiakun e Durrrësit, për ata ministra e deputetë që të paktën me fjalën e tij ti dënonte, por ai i ka mbrojtur.
Është e dënueshme që e kanë dënuar Francën. Unë nuk jam dakord, por vendimet politike janë herë të ëmbla e herë të hidhura dhe ato duhen respektuar. Sulmet personale ndaj Macron dhe familjes së tij janë të turpshme. Një armiqësi me Francën dhe Europën është gjëja e fundit që i nevojitet Shqipërisë.
Është tmerr i madh që përgjegjësinë për këtë situatë t’ia varësh kancelares”.
Në studion e ABC News Pollo u shpreh kundër Shengenit Ballkanik, duke e parë atë si sinjalin më të keq, se e përjashton nga BE.