Ndryshojnë abonetë, nga 1 korriku pajisen me elementë sigurie

Nga 1 korriku të gjithë ata që pajisen me abone për transportin urban në Tiranë, do të duhet të kenë me vete edhe një foto si dhe kartën e identitetit. Shoqata e transporteve thotë se modeli i ri synon ti japë fund abuzimeve, por qytetarët thonë se vendimi është i padrejtë.

Deri më sot ata që kanë përdorur një abone edhe për familjarët e tjerë, nga 1 korriku nuk do të kenë mundësi ta bëjnë më. Abonetë e reja sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të përmbajnë foton dhe numrin personal të kartës së identitetit .

Ibrahimi: Nuk lejohet asnjë abone në datën 1 për cdo qytetar pa patur fotografinë, emër mbiemër dhe ID sepse kjo abone do zbritet nga faturimin, nuk është e ligjishme, pra e humbet vlerën. Prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos krijojnë konflikt por duhet patjetër të vendosin fotografinë, emër mbiemër dhe ID.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Ferdinand Ibrahimi thotë se aboneja e re do të evitojë abuzimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ibrahimi: Kjo është bazuar mbi disa ligje që kanë qenë që para vitit ’90 dhe përfundimisht një udhëzim i ri me datën 9 maj në udhëzimin 436 që është edhe në Fletoren Zyrtare.

Por a përbën shkelje të të dhënave vendosja në të e numrit personal të kartës së identitetit? Ibrahimi sqaron qytetarët.

Ibrahimi: Ne nuk kemi program mbajtje të dokumentit të ID për cdo person, pra nuk kemi as program, as ruajtje. Ky është një lloj dokumenti që ai e sjell vetë, në moment ne e shënojmë dhe abonenë ai e merr menjëherë. Ne nuk mbajmë ID të personave.

Por për ata që përdorin transportin publik një vendim i tillë është i padrejtë dhe kosto shtesë për familjet e tyre.

Qytetarë: “Kjo është gabim faktikisht. Këta duan ta shfrytëzojnë në maksimum se një abone tjetri e ka te shtëpia, pse të paguajë?”

“Do paguajë 250 lekë për fotografinë, sorollatje.”

Ndryshimi nuk prek cmimin e abonesë së përgjithshme i cili do mbetet 1200 lekë për studentët dhe 1600 për qytetarët e tjerë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?