Ndryshojnë linjat e urbanëve në Tiranë, ja stacionet që shtohen

Bashkia e Tiranës ndryshon një pjesë të linjave të transportit publik në Tiranë. Janë shtuar stacione të reja, gjithashtu ndryshojnë edhe stacionet për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e re” dhe “Kombinat-Kinostudio”

Në vendim thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, Linja tjetër do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” ajo e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit, raporton Report TV.

Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut

Swiss Digital Desktop Reklama

Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në Ish Kombinatit

Swiss Digital Mobile Reklama

Linja e re “Ish st. i Trenit- Sauk-Senatorium”,

do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet

Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë

Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet

Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve.

Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Këshillit dhe këto ndryshime vijnë për shkak të rritjes së numrit të banorëve në Tiranë .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?