Ndryshon formula për zgjedhjen e Presidentit të Republikes

 

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi ka zbuluar sot për herë të parë detaje nga strategjia e shumicës për ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga KLD deri tek Prokuroria e Përgjithshme. Fatmir Xhafaj ftoi opozitën për konsensus me qëllim për të plotësuar një prej kushteve të Brukselit për çeljen e negociatave drejt BE.

Pas 8 muajve punë të komisionit të posaçëm dhe ekpertëve vendas e ndërkombëtarë, Kryetari Fatmir Xhafaj ka zbardhur për herë të parë detajet e ndërhyrjes në institucionet më të atakuara të sistemit të drejtësisë.

Reforma do të finalizojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, për të cilin PS duket se do të kërkojë rikthimin e 84 votave, nga 71 që është aktualisht pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës për të cilat Xhafa pranoi se PS kish gabuar.

Xhafaj: Nga formula e zgjedhjes varet dhe kompetencat që do të ketë presidenti i Republikës. Nuk mund të thuash që unë do të zgjidhem me 71 vota dhe të kem kompetencat e një të zgjedhuri nga populli, ndryshon ke mandat tjetër besimi dhe ndikimi. Nëse do të pranohet formula e zgjedhjes me 3/5 presidenti do të ketë më shumë kompetenca.

Dukshëm kompetencat e kreut të shtetiti do të tkurren, riformatimi i KLD-së do ta zhveshë atë nga kreu i këtij institucioni. Presidentit do t’i kufizohet e drejta në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, por ndoshta edhe në emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Xhafaj: Një gjë është e qartë prokurori i Përgjithshëm nuk do të ketë më këtë rol që ka sot që do të thotë: E para të jetë lehtësisht i cënueshëm për shkak të zgjedhjes së tij politike.

Së dyti: të jetë kaq me ndikim në vendimarrjen e prokurorëve dhe në vendimmarrjen e tyre. Të gjitha këto do ta ridimensiojnë nga pikëpamja kushtetuese por dhe ligjore të rolit të prokurorit të Përgjitshëm duke i dhënë më shumë përgjegjësi prokurorit bazë, çdo prokurori në Republikë të jetë i lirë i pavarur në ushtrimin e detyrës, dhe llogaridhënës dhe do rrisim peshën e Këshillit të lartë të Prokurorisë në përcaktimin e karrierës së prokurorëve, në mënyrë që ti japim atyre më shumë qëndrueshmëri në detyrë.”

Me ndryshimet kushtetuese për organizmin e këtyre institucioneve do të ndërpritet edhe mandati.

Shumica gjithashtu duket se ka gjetur zgjidhjen për të realizuar ngritjen e Byrosë së Hetimit. Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese maxhoranca po sheh mundesinë e përfshirjes së saj në paketën e reformës në drejtësi.

Me ndryshimet kushtetuese për organizmin e këtyre institucioneve do të ndërpritet edhe mandate. Shumica gjithashtu duket se ka gjetur zgjidhjen për të realizuar ngritjen e Byrosë së Hetimit. Pas rrëzimit nga gjykata kushtetuese maxhoranca po sheh mundesinë e përfshirjes së saj në paketën e reformës në drejtësi.

Xhafaj: “Është duke u punuar për të ngritur një strukturë policore shumë më funksionale. Me kritere shumë më të forta për zgjedhje dhe qëndrueshmërie në detyrë në funksion të hetimit. Në mënyrë të veçantë në funksion të strukturës së re që do të ngrihet antikorrupsion”

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në Drejtesi rikonfirmoi gatishmërine për të realizuar reformën bashkë me opozitën, por me këtë kusht

“Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës,  por jo reforma të sakrifikohet për hir të konsensusit”

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Xhafaj këmbënguli në vullnetin e shumicës që politika t’i qëndrojë larg reformës, me bindjen se “politika nuk mund ta pastrojë drejtësinë, por drejtësia mund ta pastrojë politikën e qeverisjen nga korrupsioni e drejtësia.

Do rritet kompetenca e Keshillit të lartë të prokurorisë

Fatimir Xhafaj: “Do ta ridimensiojnë nga pikëpamja kushtetuese por dhe ligjore të rolit të prokurorit të Përgjitshëm duke i dhënë më shumë përgjegjësi prokurorit bazë, çdo prokurori në Republikë të jetë i lirë i pavarur në ushtrimin e detyrës, dhe llogaridhënës dhe do rrisim peshën e Këshillit të lartë të Prokurorisë në përcaktimin e karrierës së prokurorëve, në mënyrë që ti japim atyre më shumë qëndrueshmëri në detyrë.

Kush është roli i ndërkombëtarëve? Xhafaj thotë se ndërkombëtarët nuk janë as gjyqtarët dhe as shkruesit e tij

Fatmir Xhafaj: “Sa I takon ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE-së më duhet të them që është e vërtetë që ne kemi një komunikim të vazhdueshëm.  Nga ana e tyre ka një interes të jashtëzakonshëm gati të përjavshëm për të parë si ecën reforma dhe sip o zbatohen parimet e mëdha të gjithëpërfshirjes e standardeve. Përveç faktit që ata kanë njerëzit e tyre të përfshirë në këtë proces dhe që punojnë po me intensitet sic punojnë dhe gjithë ekspertët e tjerë kanë një rapor të përhershëm konstant me ne për të kuptuar dhe mbështetur procesin në cdo fazë të tij. Nuk mendoj se ndërkombëtarët janë shkruesit e as gjyqtarët e këtij procesi.   Shkruesit e procesit janë ekspertë.  Ekspertët ndërkombëtarë nuk zënë as 10 % të numrit të përgjithshëm të ekspertëve tanë”

Dy opsionet për zgjedhjen e presidentit –  Xhafaj: Ka dy opsione në strategji: Të mbetet kështu ose të kthehet në formulën që është pasur.  Sepse ekspertët kanë arritur në përfundimin se ndryshimi I formulës me të njëjtat kompetenca ka prishur ekuilibrat ndërmjet pushteteve. Ka dobësuar rolin e presidentit ndërkohë që ka ruajtur të njëjtat kompetenca ose ka devijuar nga fryma e kushtetutës. Të dyja janë opsione të diskutueshme. Nga formula e zgjedhjes varet dhe kompetencat që do të ketë presidenti i Republikës. Nuk mund të thuash që unë do të zgjidhem me 71 vota dhe të kem kompetencat e një të zgjedhuri nga populli, ndryshon ke mandat tjetër besimi dhe ndikimi. Nëse do të pranohet formula e zgjedhjes me 3/5 presidenti do të ketë më shumë kompetencaLe ta vendosë politika. Por PS ka bërë një hap të madh ka pranuar se ndryshimet Kushtetuese të 2008, procesi i realizuar nuk ishte i përshtatshëm dhe me standardet e gjithëpranuara në këtë fushë

Do riformatohet KLD-  Xhafaj: “Ka një rekomandim të fortë që në nisjen e këtij procesi nga Brukseli që KLD të riformatohet në përbërje, në formulën e zgjedhjes kompetencat dhe përgjegjësitë e tij dhe ne besojmë se kjo do të reflektojë qartë.”

SHKARKO APP