Ndryshon kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Malit të Zi

Nga dita e sotme, Mali i Zi ka vendosur orën policore në fashën orare 19:00 të pasdites deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe për shkak të kësaj ka ndryshuar edhe kalimi nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Nga e hëna në të premte doganat me Malin e Zi do të jenë të hapura nga ora 05:00 deri në orën 19:00, ku mund të kalojnë të gjithë qytetarët, mjaftojnë të kenë testin për Covid negativ, ndërsa jashtë këtij orari do të lejohet të kalojnë vetëm kamionët e transportit të mallrave, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose qytetarët që do të jenë tranzit në territorin e shtetit fqinj.

Një tjetër kufizim kalimi është fundjava, ku të shtunë dhe të diel në Mal të Zi do të lejohet të kalojnë të gjithë ata që kanë një rezervim hoteli, një biletë avioni në aeroportin e Podgoricës dhe qytetarët ose mjetet që kalojnë tranzit.

Fundjava do të ketë fashën e orarit të kalimit 19:00-05:00, përjashto kamionët, rastet urgjente dhe ato që kalojnë tranzit. Theksojmë se Mali i Zi ka pasur një shtim të shifrave të Covid-19, ku vetëm dje janë infektuar 570 persona dhe kanë humbur jetën 6 të tjerë.

SHKARKO APP