Ndryshon orari i punës për administratën publike. 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjte, 6 orë të premten

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkurë do të shkurtohet orari i punës për punonjësit e administratës publike, për shkak të të nxehtit afrikan.

Sipas sqarimit nuk kemi të bëjmë me reduktim të orarit, por ndryshimi lidhet me një VKM për rregullat e reja të kohëzgjatjes në punë, duke përfshirë konceptin e orarit ditor fleksibël për çdo punonjës të administratës publike. Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Propozimi në fjalë parashikon që punonjësi i administratës mund të zgjedhë një orar pune fleksibël duke respektuar gjatë katër ditëve të javës kohëzgjatjen prej 8 orë e 30 minuta nga e hëna e deri të enjten, ndërsa të premten orari i punës zbret në 6 orë. Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

SHKARKO APP