Ndryshon përbërja e Këshillit të Investimeve/ Vendimi i ri, kush do të bëjë pjesë

Në mbledhjen e fundit, qeveria ka ndryshuar vendimin për Këshillin e Investimeve duke përcaktuar anëtarësinë e tij.

Referuar vendimit, Këshilli  kryesohet nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga qeveria, sektori privat dhe partnerët për zhvillim, si më poshtë vijon:

Anëtarë me status të përhershëm

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucione shtetërore, 3 anëtarë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

Banka e Shqipërisë;

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve;

Partnerë zhvillimi, 3 anëtarë:

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH);

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)/Banka Botërore;

Delegacioni i Bashkimit Evropian;

Dhoma të Tregtisë dhe Industrisë, 2 anëtarë:

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë;

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Anëtarë me status të përkohshëm me mandat 2-vjeçar:

Shoqata biznesi, 4 anëtarë.

Anëtarë ad-hoc:

Shoqëri tregtare, 2 anëtarë

Vendimi përcakton se pjesëmarrja e anëtarëve me status të përkohshëm dhe ad-hoc caktohet nga sekretariati.

Përzgjedhja e shoqatave të biznesit do të bëhet duke pasur në konsideratë kriteret e mëposhtme:

-Numrin e anëtarëve, vitin e themelimit të shoqatave të biznesit dhe transparencën publike në qeverisjen e shoqatës;

-Përfaqësimin e investitorëve vendas e të huaj dhe sektorët që përfaqëson secila shoqatë biznesi;

-Materialet e publikuara, indekset e biznesit të përgatitura dhe analizat ligjore e ekonomike për çështje të klimës së biznesit;

-Angazhimin dhe kapacitetet për të përmbushur funksionet si anëtar në Këshillin e Investimeve.”.

Vendimi përcakton gjithashtu se  Këshilli duhet të zhvillojë të paktën 4 mbledhje në vit.

Ndërkohë, kostot e stafit, të mobilimit të zyrave e të komunikimit do të mbulohen nga BERZH-i dhe partnerët për zhvillim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?