Ndryshon Urdhri i Mjekut, ministrja Koçiu: Do ngrihet një regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat

“Në vazhdën e propozimeve dhe angazhime që qeveria mori, sot miratuam një ndryshim një ndryshim për ligjin e urdhrit të mjekut. Ndryshimi ka të bëjë me atë që është interesi i qytetarëve, garantim i cilësisë së mjekësisë. Qëllimi është shmangia e konfliktit të interesit.

Ndryshimi që kemi propozuar që u miratua sot, kryesisht konsiston në bërjen publike të të dhënave për të gjithë profesionistët sa i përket angazhimeve të tyre private. Kjo do të garantojë transparencë, nga ana tjetër kemi vendosur një tavan të orëve të punës, që një mjek mund të punojë privatisht. Kemi bërë të qartë edhe masat disiplinore.

Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të drejtojnë klinika private”,- ka deklaruar ministrja Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?