Në 10 muaj të 2018-s, 4182 raste dhune
Vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, janë denoncuar 4182 raste dhune, nga të cilat janë bërë mbi 2500 kërkesë-padi. Një në 3 gra në Shqipëri raporton të jetë përballur të paktën 1 herë me dhunën. Në ditën botërore kundër dhunës ndaj gruas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vuri theksin tek parandalimi i fenomenit.
”Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë. Duhet shpejtuar ngritja e mekanizmit të referimit të dhunës në familje në çdo Bashki, si përgjigje e menjëhershme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës”.
KOHA JONË SONDAZH

