Në 2019 shpëtoi ndaj një atentati, shpallet në kërkim Inez Hajrulla. Zbardhet dosja kriminale

Një aksion blic i policisë së Vlorës, FNSH dhe forcave Shqiponja i nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe i përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë arrestimin e Denis Karafilit si dhe shpalljen në kërkim të Inez Hajrullës, OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj.

Emri i Inez Hajurllës është bërë edhe më i njohur kur në vitin 2019, i shpëtoi mrekullisht një atentati në një skemë tipike eliminimesh mafioze. Po ashtu i riu është dënuar dy herë.

Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017.

SHKARKO APP