Në 24 orët e fundit, 20 persona të prekur nga Covid-19
20 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 393 testime që janë kryer në total.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12 raste janë në Tiranë, 2 raste në Durrës, 2 në Patos, 2 në Kuçovë, 1 rast në Lezhë dhe 1 në Sarandë.
Janë 150 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,995 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Mars 2023)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393
Testime totale 2,046,216
Raste pozitive 333,746
Raste të shëruara 329,995
Raste Aktive 150
Humbje jete 3,601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 133
Fier 6
Durrës 4
Berat 4
Shkodër 1
Vlorë 1
Lezhë 1