Në 24 orët e fundit ka vetëm 23 raste të reja nga Covid-19
Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, thotë se janë kryer 585 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. ”10 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Himarë, Delvinë, Gjirokastër”. Janë 239 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,206 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Janar 2023)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 585
Testime totale 2,024,180
Raste pozitive 333,041
Raste të shëruara 329,206
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 156
Fier 28
Vlorë 26
Berat. 9
Shkodër 6
Gjirokastër. 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Elbasan 1