Në 24 orët e fundit veç 51 raste të reja nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, nuk ka humbe jete nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, thotë se janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

”21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan”.

Janë 807 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641
Testime totale 1,977,055
Raste pozitive 330,715
Raste të shëruara 326,319
Raste aktive 807
Humbje jete 3,589

SHKARKO APP