Në 24 orët e fundit, veç 95 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë, informon se Janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 95 qytetarë.

”36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec”.

Janë 831 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 702
Testime totale 1,976, 414
Raste pozitive 330,664
Raste të shëruara 326,244
Raste Aktive 831
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 402
Shkodër 96
Elbasan 72
Fier 63
Vlorë 51
Durrës 40
Gjirokastër 27
Korçë 21
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 18
Kukës 1

SHKARKO APP