Në 24 orët e fundit, vetëm 28 raste të reja nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, nuk ka humbje jete nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 631 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë. ”13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër”. Janë 239 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 631
Testime totale 1,991,647
Raste pozitive 331,555
Raste të shëruara 327,724
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 179
Fier 15
Vlorë 10
Berat 8
Gjirokastër 6
Shkodër 5
Elbasan 5
Durrës 8
Dibër 3

SHKARKO APP