Në 24 orët e fundit, vetëm 446 raste të reja nga Covid-19

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se nga 1532 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë.

”151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë”.

Janë 3,119 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 15 pacientë.  Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1532
Testime totale 1,961,001
Raste pozitive 327,871
Raste të shëruara 321,170
Raste Aktive 3,119
Humbje jete 3,582

SHKARKO APP