Në 5 Mars e la mandatin, deputetin e ri e mbysin me pyetje: E vetmja herë kur kam folur me Safet Gjicin ka qenë…

Alban Zeneli ndryshe nga sa tha në datën 5 Mars se nuk do të merrte mandatin e deputetit, ka shkuar sot në Kuvend dhe ka bërë betimin.

I mbytur në pyetje nga ana e gazetarëve, Zeneli tha se ai i qëndron mendimit se qeveria Rama duhet të ikë, ndërsa deklaroi prerë se nuk ka pasur asnjë kontakt me socialistët.

‘’Po të jeni të vëmendëshëm se çfarë thashë në 5 mars, kamë thënë që qeveria Rama duhet të ikë, që mandati nuk është as imi dhe as i zotit Flamur Noka. I vetmi ndryshim që unë kam bërë është që mendoj se intersin e qytetarëve e përfaqësoj më mirë në Kuvend dhe jo në rrugë. Jemi në një sistem demokratik, pas viteve 90 nuk mund të mendojmë më se skemi të drejtë zgjedhje. Nuk kam kontaktuar me zotin Gjici, i vetmi rast ka qenë në vitin 2013, ku unë isha kandidati i vetëm fitues në listat e PD-së në shkallë vendi”, u shpreh Zeneli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
DEPUTETI ME I RI, ZENELI: DUHET TE IKE QEVERIA E RAMES

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?