Në 5 muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë turistë
Vetëm në maj Shqipërinë e vizituan rreth 1 milionë pushues më së shumti nga Evropa, por në rritje janë dhe turistët nga Amerika, Azia, Afrika, e Lindja e Mesme. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe qershori pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive.
Të huajt që hynë në territorin shqiptar u rritën me 38.2% më shumë se një vit më parë. Më së shumti qëllimi i hyrjes së shtetasve është për pushime, dhe më pak për biznes. Ndërsa i lartë vijon të jetë dhe numri i turistëve tranzit.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikon një rritje të kontributi të Turizmit në PBB në 32% deri në 2026. Ndërsa më shumë turistë po hyjnë në vend, akoma më shumë, nga ana tjetër edhe më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë drejt shteteve të tjera. Në 5 muajt e parë të vitit janë regjistruar 3 milionë dalje nga vendi, 21.6 % më shumë se e njëjta periudhë në 2023-in.