”Në agim mburrni SPAK-un, por në darkë poshtë rrugicës e akuzoni”, Salianji përplaset me Gogun: E keni qeverisjen si fytyra e ”Shrekut”

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Toni Gogu. Ky i fundit, akuzoi Rithemelimin për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mrië SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”,-tha Gogu.

Nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji u përgjigj duke krahasuar qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor që Gogu e përmendi më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tilë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?