Në baret shqiptare pihet ende duhan, ISHSH: 53 gjoba në janar

Duhani vazhdon ende që të konsumohet në bar-kafetë e vendit edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit antiduhan.

Këtë e konfirmon Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili publikoi të dhënat mbi rezultatet e aksionit ndërmarrë prej tij gjatë janarit të 2016, ku bëhet me dije se janë vendosur 53 gjoba ndaj subjekteve dhe individëve që janë konstatuar në shkelje.

ISHSH gjatë muajit janar 2016 ka kryer inspektime për zbatueshmërinë e Ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar. Janë marrë gjithsej 53 masa administrative, 50 (gjobë 300 000 lekë të reja) prej të cilave ndaj subjekteve, dhe 3 (gjobë 5 000 lekë të reja) ndaj individëve, të konstauara me shkelje”, citon ky institucion.

Duke shtuar se do të vazhdojë publikimin e rezultateve të kontrolleve dhe inspektimeve antiduhan edhe gjatë ditëve në vijim.

 

SHKARKO APP