“Në Bruksel u godit BE dhe NATO”

Sulmi terrorist në Belgjikë që la 31 të vdekur dhe 200 të plagosur, ka marrë solidaritetin nga e gjithë bota. Edhe politika Shqiptare e jo vetëm është shprehur se në këtë ditë të vështirë terrorizmi gjendet mbështetëse me familjet e viktimave dhe solide me shtetin. Në një postim në facebook, Gjeneral Piro Ahmetaj, Këshilltar Ushtarak i Presidentit Buajar Nishani, ka shkuar se përtej, solidaritetit për lutjen për viktimat, për inkurajim e të lënduarve dhe solidaritet mbarë-qytetar pas ngjarjeve shokuese të Bruksel, duhet të zhvillohet strategjia kundër terrorizmit.

“Nuk është goditur “vetëm Belgjika” por kryeqendra e BE, NATO-s dhe besimi publik te efiçenca e Institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ndaj rreziqeve kibernetike! Leadershipi dhe shoqëria mbarë Europiane ka domosdoshmëri kritike zhvillimin e strategjive, mirëbesimit reciprok, strukturave, kapaciteteve eficente rregullave të përbashkëta të angazhimit, dhe mbështetje të gjithanshme për strukturat e sigurisë (parandaluese dhe të inteligjencës prioritet) në këtë betejë “të pandalshme – për jetë a vdekje” midis vlerave të qytetërimit, jetës, sigurisë&paqes, dhe të keqes së përbashkët – TERRORIZMIT ndërkombëtar”, shkruan z.Ahmetaj.

Më tej z.Ahmetaj e përfundon postimin me një qëndrim për luftën kundër terrorizmit e që është sipas tij është: “Duhet të kontribuohet çdo ditë, nga gjithsecili nga ne për sigurinë e qytetarëve, paqen dhe stabilitetin e shoqërisë”.

SHKARKO APP