Në burgun e Koridhalos, Laert Haxhiu refuzon takimin me përfaqësuesit e Shqipërisë
I izoluar në burgun e Koridhalos në Athinë, Laert Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësues të Ambasadës Shqiptare, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.
Këtë të enjte avokati Detar Hysi i kërkoi gjykatës që të njoftohej edhe një herë Haxhiu, por gjykata këmbënguli që procesi të vijonte duke deklaruar mungesën e të akuzuarit duke urdhëruar edhe avokatin që të mos dilte nga salla e gjyqit. Më pas avokati Hysi kërkoi të hiqte dorë nga mbrojtja, por për disa herë u refuzua nga gjykata.
Gjykata ka vendosur që mbrojtja të vazhdoje nga ky avokat i cili ka tagrat edhe si avokat kryesisht. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në 19 tetor ora 14:00 ku do të njoftohet edhe njëherë dëshmitari i akuzës.