Në Delvinë udhëtohet akoma me kuaj
“Shikoje rrugën, nuk është nevoja të flas”.
Banorët e periferisë së Delvinës, tregojnë me gisht rrugën, kur pyeten për investimet në infrastrukturë.
Mes baltës dhe pluhurit, edhe automjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë.
Dhe në këto raste historia dhe e shkuara u vjen në ndihmë dhe për mjetet e transportit.
“Prandaj mbaj kalin, se makina prishet, kali nuk prishet.”
Investimet e munguara nga Bashkia e cila drejtohet nga Majlinda Qilimi, kanë lënë edhe fëmijët pa arsimimin e duhur.
“Unë djalin që e kishte kursin pas orës 4 nuk e çoja, rrugë nuk ka, ndriçim nuk ka. Vetem për këto arsye”.
Janë të pashpresë për një të ardhme më të mirë, pavarësisht premtimeve për vota.
“Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë, se nuk ka kush e ndreq”.