Në Durrës nuk pyesin për Covid-19. Gjobiten lokalet e natës
Në një kohë që Ministria e Shëndetësisë thotë se masat dhe distancimi social është me detyrim, në Durrës ka plasur festa me muzikë dhe balerina në lokalet e natës. Policia bën me dje se janë proceduar penalisht edhe me gjobë, 2 administratorë lokalesh nate. Ata organizuan aktivitete masive me muzikë live dhe balerina në lokale nate, në kundërshtim me aktin normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, i cili është akoma në fuqi, për subjektet apo individët që organizojnë aktivitete publike dhe jopublike, si koncerte etj, në vende të mbyllura, si dhe të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020, “Për marjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19″”. Policia ka shoqëruar dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Nga ana e ISHP-së janë marrë masa administrative ndaj subjekteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.