“Ne e dimë të gjithë sakrificën tuaj…”, të rinjtë e Shkodrës ua dedikojnë ditën e tyre bluzave të bardha

8 dhjetori, Dita e Rinisë u përkujtua ndryshe në Shkodër. Festën tradicionale në qendër të qytetit, të rinjtë e Oratorit “Don Bosko” e zhvendosen përpara spitalit rajonal.

U zgjodh kjo formë falenderimi për mjekët dhe infermierët që çdo ditë u shërbejnë pacientëve dhe përballen në vijën e parë me rrezikun që ka sjellë pandemia Covid 19.

Sa herë që puna të bëhet barrë e rëndë, kujtoni buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve, gëzimin e energjinë pozitive.”

Ne e dimë të gjithë sakrificën tuaj edhe nëse nuk mund të kuptojmë plotësisht si ndiheni.”

Mesazhet e të rinjve u shoqëruan edhe me nga një letër motivuese për bluzat e bardha, një lule, një tullumbace dhe disa këngë që shprehin mirënjohje për punën e tyre.

Një person që është mirënjohës, di të dojë, di të vlerësojë jetën e vet, pra ne përpiqemi të punojmë përditë me këtë qëllim” u shpreh Don Giuseppe Russo, drejtues i Oratorit “Don Bosko”.

Të rinjtë u zhvendosen më pas në mjediset e brendshme të Pediatrisë, ku dhuruan disa momente ndryshe për të vegjëlit që gjenden të shtruar në spital.

Aktiviteti vjen në përvjetorin e 179-të të themelimit të tij, si dhe 28 vjetorit të prezencës së misionit Salezian në Shqipëri.

“Ne e dimë të gjithë sakrificën tuaj”, rinjtë e Shkodrës ua dedikojnë ditën e tyre bluzave të bardha

SHKARKO APP