Në Elbasan vaksinohen 16 banorët e azilit

Pas përfundimit të vaksinimit të stafeve mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, tashmë ka nisur vaksinimi i moshës së tretë, rezidentë në azilin e të moshuarve në Elbasan. Janë 16 të moshuar të këtij azili të cilët sot po kryejnë dozën e parë të vaksinës.

Javën e ardhshme do të nisë vaksinimi i pjesës tjetër të popullsisë të përcaktuar sipas grafikut të grupmoshave . Ndërkohë që nga informacionet e deritanishme pas vaksinimit të stafit mjekësor nuk ka pasur efekte anësore të dukshme të shkaktuara nga vaksina.

Vaksinimi i stafeve mjekësore ka siguruar jo vetëm mbrojtje por edhe një lehtësim psikologjik të bluzave të bardha të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.

SHKARKO APP