Në fasoneritë ku shpërtheu Covid-19, policia dhe prokuroria asnjë hetim

Shpërthimi i menjëhershëm i pandemisë së Covid-19 në Krujë dhe në Fushë-Krujë, nga punjonjës të fasonerive, ka nxitur një debat politik mes qeverisë dhe opozitës. Instituti i Shëndetit Publik dhe Krimi-Ekonomik, prej disa ditësh është në terren në këtë zonë, ku kryen kontrolle të subjekteve dhe ka vendosur dhjetëra gjoba për bizneset.

Paçka numrit të masave administrative me gjobë, ndaj subjekteve dhe pronarëve të rrobaqepësive, që u kthyen në vatrat kryesore të përhapjes së Covid-19, nuk është marrë asnjë nisme ligjore për hapjen e një dosje penale nga policia dhe prokuroria.

Në Krujë por edhe në të gjithë prokuroritë e tjera të vendit, nuk ka asnjë hetim penal ndaj subjekteve që kanë shërbyer për përhapjen në persona të tjerë të virusit pandemik “Covid-19”. Këtë të enjte  në Krujë janë gjobitur me nga 3 milionë dhe 1 milion lekë të vjetra disa subjekte që kanë mbajtur hapur veprimtarinë e tyre.

SHKARKO APP