Në Fier shpaloset flamuri gjigant në mbështetje të kombëtares

Takimi i sotëm midis kombëtares Shqiptare dhe asaj Rumune ka bërë që sportëdashës dhe shoqata atdhetare shqiptare për bashkim kombëtar të shpalosi në qëndër të qytetit flamurin gjigant me përmasa 100 x 8 metra në mbështetje të djemve të kombëtares kuq e zi.
Kreu i Shoqatës Kristaq Ziu ka pohuar se për këtë takim dëshiron që të dalë barazim pasi populli rumun është një popull mik , por që nga Bukureshti ka ardhur edhe hymni kombëtar shqiptar.
Skulptori Haxhi Kalluci i cili ka qënë në ndihmë të hapjes së flamurit gjigant ka pohuar se dëshironë që kuq e zinjtë të marrin sot një fitore e të kualifikohen për në turin e dytë të kampionatit europian
Flamuri gjigant kuq e zi është hapur për herë të parë në 100 vjetorin e pavarësisë dhe kjo është hera e dytë që ai shpaloset në qëndër të qytetit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?