Në Fier, televizioni transmeton lajme në serbisht

Rrallëherë kemi parë dhe kemi dëgjuar, të paktën në Shqipëri, që një televizion lokal të japë lajmet ne një gjuhë të huaj.

Por këtë radhë ndryshe nga tradita, lajmet nuk janë dhënë në anglisht, por në serbisht.

Eshtë pikërisht një televizion lokal i qytetit të Fierit, ai që ka çuditur shikuesit e tij me një edicion informativ në gjuhën serbe.

Kujtojmë se në Rrethin e Fierit, përkatësisht në fshatin Libofshë, egziston një minoritet fare i vogël i cili i përket origjinës serbe dhe ndoshta kjo është arsyeja që ky televizion jep lajme në serbisht.

SHKARKO APP