Në fshatin e përdhunuesit, burrat: Guri na ka ulur burrërinë

Në fshatin e harruar Përgjegjaj, mes maleve të Dibrës, banorët ndihen të turpëruar për veprimin e pafalshëm të bashkëfshatarit të tyre, i cili përdhunoi në pyll vajzën e tij të mitur.

Burrat e fshatit thonë se Guri Përgjegjaj u ka ulur burrërinë e dibranit dhe dinjitetin e rrethit.

“Na ka ulur si Dibër, si rreth, na ka ulur dinjitetin e rrethit, të të parëve tanë. Ai njeri duhet të ikë prej zone, na ka infektuar. E prishi dinjitetin e familjes, moralin, nuk ja vlen të jetë si person, hiç”, – u shprehën banorët për “News24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai i njerkës së vajzës 15-vjeçare, ka rrëfyer me detaje gjithçka i kishte thënë e bija ditën e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpëtim Nesimi rrëfen se vajza e tij e kishte kuptuar më herët se diçka e pahijshme po ndodhte mes bashkëshortit dhe vajzës së tij, dhe për këtë arsye ishte konfliktuar shpesh me Guri Përgjegjin.

“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15-vjeçaren. Ditën e ngjarjes vajza dhe Guri erdhën në banese me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë kështu se toka ishte e thatë. Guri mohoi t’i kishte bërë diçka 15-vjeçares, tha se ishte rrezuar. Vajza ime e çoi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit. Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin dhe pas konfliktit ai u largua nga shtëpia”, – deklaroi Shpëtim Nesimi.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?