Në fshatin ku banorët flenë me frikë, “roje” kundër…
Këmbanat e alarmit kanë muaj që bien në fshatin Boboshticë të Korçës. Në zonë janë regjistruar disa dhjetra raste të vjedhjeve, por banorët thonë se asnjë autor nuk ka përfunduar në pranga. Banorët thonë se fenomeni i vjedhjeve po i dëmton imazhin zonës turistike.
Shumica e banorëve në fshat janë moshë e tretë pasi të rinjtë janë në emigrim, dhe ky fakt sipas kryeplakut Kostandin Xhoxho e ka vënë Boboshticën në shenjestër të hajdutëve.
“Me frikë flejmë, rrimë dëgjojmë se mos vjen ndonjë dhe na hidhet nga dritarja ose çatia. Fshati nga rreth 1.500 banorë që ka pasur në vitet ’90, emigracioni ka bërë punën e vet dhe njerëzit janë larguar. Shtëpitë janë lënë të kyçura dhe ato shtëpi janë goditur më tepër”,-tregojnë banorët.
Vjedhja e fundit në Boboshticë ishte ajo në banesën e Thanas Medi, ku autorët morën 2 milion lekë të reja dhe disa bizhuteri.
KOHA JONË SONDAZH

