Në gjendje të rëndë/ Gruaja gjendet e shtrirë pranë Urës së Bunës në Shkodër. Dyshimet e para të policisë
Një grua rreth të 50-ve është gjetur e shtrirë në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër. Policia e këtij qyteti dyshon se gruan mund ta ketë përplasur ndonjë makinë dhe e ka lënë aty.
Blutë e Shkodrës kanë nisur tashmë hetimet, ndërsa gruaja është transportuar drejt spitalit rajonal për trajtim të menjëhershëm, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar,
Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.