Në gjendje të rëndë shëndetësore, një prej naftëtarëve të Ballshit largohet nga greva
Në ditën e tretë të grevës së urisë që po zhvillohetnga naftëtarët e Ballshit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore është detyruar ta lërë në mes atë për t’u zëvendësuar nga një koleg.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se kjo ka ardhur edhe për shkak se në ambientet e jashtme të godinës ku po zhvillohet greva e urisë nuk ka një ambulancë për të qëndruar në gatishmërinë e tij.
Njëri prej grevistëve në një prononcim për mikrofonin e ABC News i bëri apel politikanëve të lënë mënjëanë bindjet e tyre për t’ju ardhur në ndihmë naftëtarëve.
“Një prej grevistëve është dërguar nga familjarët e tij në shtëpi për të marrë ilaçet dhe nuk ka mundur të kthehet më. Me këtë palo qeveri fati ynë nuk dihet se ku do përfundojmë. I bëj thirrje kryeministrit, Bashës dhe zonjës Kryemadhi t’i lënë bindjet politike. Naftëtarët po vdesin”, u shpreh ai.
/abcnews.al