Në Gjykatën e Tiranës edhe bodrumet po kthehen në salla për gjyqet
Në katin e nëndheshëm të gjykatës së Apelit në bulevardin ‘Zhan Dark’ po ripërshtatet nga një magazinë, ambienti do të kthehet në salla gjykimi në krahun e djathtë dhe në të majtin do kthehet në arkivë dosjesh.
“Janë 20 mijë dosje aktualisht në Gjykatën e Apelit, do të vijnë dhe gati 12 mijë të tjera pra shkojnë gati 30 mijë çështje”, tha Lertida Balili.
Veç shkrirjes së Gjykatave të Apelit, janë shkrirë edhe gjykata të shkallës së parë ku kanë mbetur vetëm 13 si dhe janë lënë vetëm dy administrative. Të gjitha gjykatat janë të prekura nga stoku i gjykimeve.
KOHA JONË SONDAZH

