Në gjyq pasi legalizoi hotelin 8-katësh

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Kavajë dhe dy ish-punonjës të këtij insitucioni janë dërguar në gjyq pasi kanë legalizuar në vitin 2013 një hotel 8-katësh pranë bregut të detit. Në gjyq ka shkuar edhe pronari i hotelit Fatos Deliu.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Ëngjëll Murrizi, në cilësinë e Drejtorit të ALUIZNI-t, Kavajë, si edhe shtetasja Brisilda Bilali, përgjegjëse e zyrës së urbanizimit në këtë drejtori, në kundërshtim me ligjin, kanë legalizuar ë vitin 2013 objektin hotel 8-katësh të shtetasit Fatos Deliu”, thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.
Por nuk ka mjaftuar me kaq. Administratori i hotelit, Fatos Deliu, ka aplikuar në vitin 2010 pranë ALUIZNI-t me vetëdeklarimin për legalizimin e objektit të tij (hotel) me 2 kate.

Por, në dosjen që gjendet pranë ALUIZNI-t, ky vetëdeklarim gjendet me 8 kate.

“Konstatohet lehtësisht se ka pasur fallsifikim të dokumentit të vetëdeklarimit, i cili fillimisht ishte deklaruar 2 kate pa leje për të cilat kërkonte legalizimin, ndërkohë që në dosjen e ALUIZNI-t gjendej një tjetër vetëdeklarim, por kësaj radhe me 8 kate” thuhet në njoftimin e policisë. Në këto kushte, shtetasi Fatos Deliu akuzohet për “fallsifikim të dokumentave”.

Nga hetimi ka rezultuar se këtë fallsifikim, ky shtetas e ka realizuar me ndihmën e specialistit të ALUIZNI-t, Indrit Gjuzi, i cili ka plotësuar dhe përfshirë në dosje, në mënyrë të kundërligjshme, dokumentin e fallsifikuar të administratorit të hotelit./Ora News

SHKARKO APP