Në Itali preket një foshnje, flet babai shqiptar: Për fat të keq…

Në Itali Covid-19 ka shkaktuar shifra të frikshme. Në të gjithë botën, një nga të paktat sinjale të mira që morëm fillimisht ishte se ndoshta Covid-19 nuk i kishte target fëmijët por realiteti na e ka përplasur të kundërtën. Provën e parë e ka dhënë një foshnje shqiptare, vetëm 4 muajshe, në pallatin ku u identifikua edhe pacienti 1, në Codongno të Italisë. Babai i fëmijës, Luan Sulejmani, foli në një lidhje me “Skype” në A2 për gjendjen e djalit të tij vetëm 4 muajsh.

“Ai kishte temperaturë të lartë gjatë kohës që po ushqehej. Menduan se kishte ftohje. Temperatura ishte nga 38.5 deri në 39.5. Ambulanca erdhi pas 8 orësh dhe pasi i bëmë tamponin rezultoi se ishte me koronavirus. Jetojmë në të njëjtin pallat ku ka rezultuar edhe pacienti 1. Pas 5 ditësh në spital, djali tashmë është më mirë, nuk ka temperaturë as diarre. As pjesëtarët e tjetër të familjes nuk kanë pasur simptoma. Për fat të keq nuk na e kanë bërë tamponin, pasi nuk kemi simptoma. Ne e kemi kërkuar, por nuk kanë pranuar”.

SHKARKO APP