Në Kamëz evakuohen 7 familje, banesat rrezikojnë të shemben

Drejtori i Emergjencave Civile Kamëz, Bardhyl Gjana ka raportuar se janë evakuuar 7 familje.

Ai tha se ka banesa që rrezikojnë të shemben.

Gjana u shpreh se aktualisht po punohet me një banese, që ka rrezikun më të madh për tu shembur.

Bardhyl Gjana: “Tre familje janë strehuar në çadrat në stadiumin e bashkisë Kamzës. Janë 7 çadra në total, 4 çadra në Kamëz dhe 3 në Paskuqan, pranë banesave të dëmtuara. Janë evakuuar me familjet nga banesat e tyre.

Banesat kanë plasaritje të strukturave të kolonave. Ka banesa që janë dëmtuar në muret mbajtëse por nuk paraqesin rrezikshmëri dhe nuk kemi ndërhyrë në to. Grupet e punës janë në terren. Po bëjnë verifikimet. 

Po ndërhyhet në një objekt tre katësh në lagjen Lura, i cili rrezikon të shembet. Struktura e dy kateve të para është e qëndrueshme por pjesa e çatisë është e palidhur me kolonat, ka pësuar plasaritje të madhe duke rrezikuar objektin poshtë. Është ndërtim jashtë kritereve. Po përpiqemi ti vendosim kolona mbajtëse që të shpëtojmë objektin.”

LIVE/ Tërmeti në Shqipëri, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

SHKARKO APP