Në kamion drejt Italisë, kapen 3 të rinjtë

Tre persona janë kapur në një kamion në tentativë për të kaluar portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M 30-vjeç, banues në Sukth, Durrës. “Gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:

•A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
•M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;
•B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë” sqaron policia.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit iu sekuestruan kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë 24 orëve të fundit janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K 22-vjeçe dhe A.A 56-vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Shtetases L.K gjatë kontrollit të dokumentacionit i’u gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?