Në kampin e Fatos Nanos fillon festa, do të firmoset nga 20 deputetë si kandidat për President
Pavarësisht se deri tani mendohej se do të ishte grua Presidenti i ri i Republikës, sot mësohet nga burime konfidenciale se po kërkohet të merren firmat e 20 deputetëve të PS për të kandiduar ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano.
Fatos Nano ka qenë në burg në vitet e pushtetit të Sali Berishës. Me pas dy herë kryeministër. Ai ka manifestuar ambicjen e tij për tu bërë President Republike, ku ka kandiduar por nuk mori votat për të vazhduar raundet e tjera.
Momentalisht Fatos Nano është në pension politik.
Kandidatura e tij nëse zyrtarizohet mund të marrë edhe votat e grupit të ish-kryeministrit Berisha, sepse pas vitit 2005 ka patur marrëdhënie miqësore me ish-liderin demokrat.