Në kërkim 53-vjeçari që përdhunoi të renë nga Ukraina
Një 53 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka përdhunuar në banesën e tij një 33 vjeçare e cila është nga Ukraina. Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se një ditë më parë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për kapjen e 53-vjeçarit Sh.G. (banues në Durrës)
Ai dyshohet se ka ftuar në banesën e tij shtetasen O.L, 33 vjeç, banuese në Ukrainë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
KOHA JONË SONDAZH

