Në kërkim nga SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s

Është arrestuar mbrëmjen e djeshme ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste në kudër të operacionit “Revanshi”.

Ish-efektivi do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Morina vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke ofruar të zgjidhte problemet e Bamit me policinë, duke marr pas pagesa e ryshfet edhe për oficerët e tjerë të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhja e Altin Morinës me krimin e organizuar dhe Ervis Martinajn

Altin Morina dyshohej si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Shefi RENEAS dyshohet se kishte lidhje dhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Po ashtu, ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Tetë ditë para arrestimit, ai ishte parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm. TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?