Në kërkim për pastrim parash, arrestohet indiani në Shqipëri
Një indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimin drejt Indisë, është vënë në prangat e policisë shqiptare.
“ Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian: H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi. Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.”-shkruan policia.
KOHA JONË SONDAZH

